Osmani: Papa Benedikti XVI kishte përpjekje të palodhura për të bashkuar njerëzit

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Papa Emeritus Benediktit XVI.

Ajo, në Twitter, ka deklaruar se është e pikëlluar me vdekjen e Papa Benediktit XVI.

“Lutjet tona janë me komunitetin katolik në mbarë botën ndërsa kujtojmë kontributin, përkushtimin dhe përpjekjet e tij të palodhura për të bashkuar njerëzit e të gjitha besimeve”.

“U prehtë në paqe”, ka shkruar Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP