Sulmoi seksualisht tri femra, arrestohet një person në Skenderaj
Policia e Kosovës në Skenderaj ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri femra.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:30 në Skenderaj, dhe rasti është iniciuar “ sulm seksual”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri viktima. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Prev Post
Vetura godet këmbësorin në Viti
