Ndahet nga jeta gazetarja dhe prezantuesja televizive
Ka ndërruar jetë Barbara Walters, një gazetare që gjatë karrierës së saj ka kryer intervista historike me liderë botërorë dhe të famshëm për televizionin amerikan.
Krijuesja e emisionit popullor të grave The View në vitin 1997 vdiq të premten në shtëpinë e saj në Nju Jork.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, Robert Iger, shefi ekzekutiv i Walt Disney Co.
Karriera e njohur e Barbara Walters filloi në vitin 1951 dhe përfundoi në vitin 2015, kur ajo ishte gruaja e parë që drejtoi një transmetim televiziv në mbrëmje në SHBA.
Në karrierën e saj pesë dekadash, Barbara Walters ka intervistuar çdo president dhe zonjë të parë të SHBA-së që nga Richard dhe Pat Nixon, si dhe liderin kuban Fidel Castro, ish-kryeministren britanike Margaret Thatcher, ish-udhëheqësin e Libisë Muammar Gaddafi, ish-diktatorit të Iraku Saddam Hussein, ish-presidenti i Egjiptit Anëar Sadat, artistë të famshëm dhe personalitete të tjera.
Ajo fitoi 12 çmime Emmy, 11 prej tyre ndërsa punonte për ABC News.
Walters filloi karrierën e saj gazetareske në The Today Show të NBC News në vitet 1960 si shkrimtare dhe producente. Ajo bëri histori kur u bë bashkë-prezantuese e emisionit të lajmeve të mbrëmjes, së bashku me Harry Reasoner. /abcnews
