Kievi u godit nga 52 sulme ajrore ruse në vitin 2022
Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi kaloi qindra orë nën sirenat e alarmit për sulme këtë vit.
Kështu tha kreu i administratës ushtarake të këtij qyteti, Serhiy Popko, raporton Sky News.
Ai ka thënë se sirenat janë dëgjuar për rreth 700 orë që i bie barabartë me 29 ditë.
Ai ndër të tjera ka thënë se “Ky ishte viti më i frikshëm në historinë e kryeqytetit ukrainas”.
Popkoi ka thënë se Kievi u bombardua nga 52 sulme ajrore këtë vit.https://zeri.info/inarticle.html
Ai më tej ka thënë se nga këto sulme janë shkatërruar rreth 600 ndërtesa, janë lënduar 120 civilë dhe janë plagosur 495 persona.
