Eto’o parashikon finalen më të çmendur të historisë së Botërorit

Kupa e Botës në Katar po afrohet, kështu që po bëhen gjithnjë e më shumë parashikime për fituesin e trofeut. Megjithatë, parashikimi i ish-futbollistit Samuel Eto’ nuk do të lërë askënd indiferent.

Presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Kamerunit ka parashikuar që Kameruni i tij dhe Maroku të luajnë në finale.
Përdoruesit e rrjeteve sociale besojnë se ky është një parashikim shumë optimist dhe shumë theksojnë se është krejtësisht jorealist.

“Pesë kombëtare afrikane do ta kalojnë grupin. Unë mendoj se Kameruni do të mposht Marokun në finale. Marokenët do të eliminojnë Spanjën në 16-finale, më vonë Portugalinë dhe Francën në gjysmëfinale. Sa për ne, ne do të jemi më mirë”, tha Eto’o.

Go to TOP