‘Qipro s’e njeh Kosovën edhe po qe se vetë Serbia do ta njihte’, pretendon kryediplomati serb
Lëvizje që s’ka shans të ketë sukses e ka quajtur shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, lajmërimin se Kosova deri në fund të vitit do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kjo ngase, sipas tij, janë pesë shtete të unionit evropian që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. “Këtë gjë do ta trajtojmë edhe njëherë me miqtë tanë”, tha Daçiç për RTS-në.
Në lidhje me këtë ai lajmëroi se do të udhëtojë për në Greqi dhe se tashmë ka nisur bisedimet me homologët e tij nga Sllovakia dhe Qiproja.
Majde, përvejç kësaj, ai tha se Qiproja ia ka bërë të ditur se “edhe po qe se vetë Serbia do ta njihte Kosovën, Qipro nuk e bën këtë”.
Kryeministri grek, gjatë Samitin të Berlinit, kur u pyet rreth njohjes eventuale të pavarësisë së Kosovës, tha se ndonëse ekizstojnë marrëdhënie të mira dypalëshe, Greqia nuk ndërron qëndrim.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se jo më larg se në Krishtlindje Kosova do të dorëzojë aplikacionin e saj për anëtëarsim në BE.

