Tre persona arrestohen për bixhoz në Gjakovë

Tre persona janë arrestuar në Gjakovë sot pasi në një lokal në rrugën “Nëna Tereza” ishin kapur duke luajtur bixhoz.

Në njoftimin e lëshuar nga policia thuhet se të dyshuarit akuzohen për veprat penale organizim me skema piramidale dhe bixhoz i kundërligjshëm.
Të arrestuarit janë pronari i lokalit, F.M, dhe dy të tjerë M.Gj e F.F.

Go to TOP