Sveçla për suspendimin e Gjuriqit: Nuk lejojmë veprime që cënojnë sundimin e ligjit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur se refuzimi i zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës nga tanimë drejtori i suspenduar i policisë në veri, Nenad Gjuriq është mbi të gjitha cënim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë.
Sveçla bënë të ditur se në kuptim të këtyre veprimeve të përsëritshme, pas kërkesës së IPK-së dhe inicimin e hetimeve penale, është suspenduar Drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicën e veriut, Nenad Gjuriq.

Ministri ka shtuar se Policia e Kosovës është një dhe të gjithë pjesëtarët e saj duhet të kenë të njëjtin mision, sundimin e ligjit dhe krijimin e ambientit të sigurtë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Kujtojmë se pas shkarkimit të drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq, ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, duke thënë se Gjuriq u suspendua për shkak se “ai qëndroi në mbrojtje të popullit serb”.

Postimi i plotë:

Refuzimi i zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës është mbi të gjitha cënim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë.
Në kuptim të këtyre veprimeve të përsëritshme, pas kërkesës së Inspektoriatit Policor të Kosovës dhe inicimin e hetimeve penale, është suspenduar Drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicën e veriut, Nenad Gjuriq.
Policia e Kosovës është një dhe të gjithë pjesëtarët e saj duhet të kenë të njëjtin mision: sundimin e ligjit dhe krijimin e ambientit të sigurtë për të gjithë qytetarët pa dallim.
Nuk do të lejojmë asnjë veprim që cënon këtë mision dhe bashkë me Policinë e Kosovës do të vazhdojmë zbatimin e tij.

Go to TOP