Gjigantët italianë synojnë transferimin e mesfushorit nga Kosova

Granit Xhaka ka tërhequr vëmendjen e Juventusit dhe Romës, falë formës së mirë që po kalon këtë sezon.

Mesfushori nga Kosova është paraqitur në 17 ndeshje me Arsenalin deri më tani, teksa ka sDhe, sipas “SportMediaset”, Juventusi dhe Roma janë klubet e interesuara për shërbimet e Xhakës.

Madje, klubet e Serie A thuhet se mund të dërgojnë ofertat e tyre në janar.

Roma ka qenë e lidhur me transferimin e Xhakës edhe më herët, por që Arsenali kishte refuzuar largimin e lojtarit.

Që 30-vjeçari të largohet nga “Emirates” është e vështirë, sidomos pas formës dhe momenteve të mira që po kalon me londinezët.

Ditë më parë ishte raportuar se Arsenali nuk është i gatshëm të lejojë lojtarin e Zvicrës të largohet.

Ndërkohë, Granit Xhaka ka kontratë të vlefshme me Arsenalin deri më 30 qershor 2024.

Në marrëveshje ekziston opsioni për zgjatje të bashkëpunimit edhe për një sezon më shumë.hënuar 4 gola dhe ka kontribuar me 3 asistime.

Go to TOP