Leeds surprizon Liverpoolin brenda në ‘Anfield’
Liverpooli duket se ka humbur “busullën” në kampionat. Skuadra e Jurgen Klop, u mposht në “Anfield” nga Leeds, me rezultatin 1-2, në sfidën e vlefshme për raundin e 14-të të Premier Ligës.
Kjo ishte disfata e dytë radhazi në kampionat për të kuqtë, që janë zhytur në krizë rezultatesh.
Miqtë gjetën të parët golin e avantazhit me Rodrigo në minutën e 4-t, ndërkohë që Salah vendosi baraspeshën e përkohshme në të 14-tën. Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta.
Në minutën e 89-të ishte futbollisti me numrin 10-të Sumervajll, që shënoi golin e fitores duke i dhuruar 3 pikë të arta Leedsit.
Me këtë humbje, Liverpooli ka zbritur në vendin e 9-të me 16 pikë në 12 ndeshjen plot 12 më pak se Arsenali i vendit të parë që ka dhe një ndeshje më pak.
