“Lidhja e Prizrenit” kampion i ligës U17 për vitin 2022
Në ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u zhvilluan ndeshjet e play off-it të ligës U17 për kategorinë e meshkujve. Ndeshjet u zhvilluan në formë të gjysmëfinaleve dhe pastaj finaleve në mënyrë që të përcaktohej kampioni si dhe plasmani përfundimtar për secilin ekip.
Në ndeshjet gjysmëfinale ndeshje interesante u zhvillua ajo në mes të “Gani Maloku” dhe “Lidhja e Prizrenit II” e cila përfundoi me rezultat të ngushtë në të mirë të “Lidhja e Prizrenit II” e cila në ndeshjen finale për vendin e parë u ndesh me ekipin po ashtu nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit” të cilët fituan me rezultat bindës 3-0 për ta mbrojtur kështu titullin e kampionit edhe për edicionin 2022.
Ndeshje interesante ishte edhe ndeshja për vendin e tretë e cila u zhvillua në mes të dy klubeve nga Ferizaji, “Ahmet Hoxha MK” dhe “Gani Maloku” e cila përfundoi me rezultat të ngushtë 3-2.
Plasmani përfundimtar i ligës U17 (M) për edicionin 2022
1. Lidhja e Prizrenit
2. Lidhja e Prizrenit II
3. Ahmet Hoxha MK
4. Gani Maloku
5. KVPP Prizreni
6. Shkolla Prizreni
7. Ahmet Hoxha
8. Vushtrria
9. Sharri
10. Istogu
11. KVPP Prizreni II
12. Shqiponjat e zeza
13. Hasan Prishtina
14. Maestro /Kosova.info/

