Tirana e femrave fiton në mënyrë dramatike derbin me Partizanin, festohet duke hequr fanellën
Tirana vendos diktatin e saj në derbi edhe në futbollin e femrave.
Vajzat bardheblu kanë triumfuar sot në ndeshjen ndaj rivaleve të Partizanit në derbin e kryeqytetit duke siguruar një fitore dramatike 3-2.
Fitore e cila ka ardhur me një gol në minutën e tretë shtesë falë një gjuajtje nga distanca të futbollistes Anisa Kotarja e cila ka kaluar topin mbi portieren kundërshtare duke shënuar golin e fitores për ekipin e saj.
Një fitore e cila ka entuziazmuar futbollistet e Tiranës, me një prej tyre që ka hequr fanellën duke festuar në këtë mënyrë golin që i dha suksesin skuadrës së saj.

