Kryeziu: Propozimi i marrëveshjës franko-gjermane, po na prezentohet përmes Vuçiqi
Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu thotë se propozimi i marrëveshjës franko-gjermane, po na prezentohet përmes Vuçiçit.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se akterët e situatave të dhunshme në Kosovë, nuk po bëjnë asgjë për transparencën e as në emër të transparencës për marrëveshjen me Serbinë, e sipas tij dikur çdo marrëveshje kundërshtohej me ofendime të shumta.
“Sot, akterët e këtyre situatave janë mbyllur në guackë dhe nuk bëjnë asgjë për transparencën e as në emër të transparencës për marrëveshjen me Serbinë. Propozimi i marrëveshjës franko-gjermane, po na prezentohet përmes Vuçiçit”, shkruan Kryeziu.
Shkrimi i plotë:
Dikur Kosova gumëzhinte me protesta dhe jetë të dhunshme parlamentare, epitete dhe ofendime nga më të ulëtat, të gjitha në emër të rritjes së transparencës dhe kundërshtimit të çdo marrëveshjeje me Serbinë.
Sot, akterët e këtyre situatave janë mbyllur në guackë dhe nuk bëjnë asgjë për transparencën e as në emër të transparencës për marrëveshjen me Serbinë. Propozimi i marrëveshjës franko-gjermane, po na prezentohet përmes Vuçiçit.
“Opozita” i thënçin opozitë ka rënë në gjumë dimëror e shoqëruar me slloganin e famshëm “të ngihet populli me këtë pushtet”. Po harrojnë se ne nuk ngihemi lehtë, njëzet vite na u kanë dashur me u ngi me ta. E qytetarëve u ka hupë filli, kanë mbetur tek rrogat, energjia e drutë për dimër.
