Pamje nga vendi i ngjarjes ku i dyshuari qëlloi me armë në “stilin mafioz” nga motoçikleta në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri pati sot në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë.
Sipas informacioneve të para është theksuar se një person i dyshuar nga një motoçikletë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture.

Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se nuk ka persona të lënduar, ndërsa hetimet në lidhje me këtë rast janë duke vazhduar.

“Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një person i dyshuar nga një motoçikletë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture. Nuk raportohet për persona të lënduar”,tha Ahmeti.

Po ashtu ut ha se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit i cili është cilësuar vrasje në tentativë.

E si pasojë e këtyre të shtënave, kjo rrugë sot ishte krejtësisht e bllokuar për disa orë radhazi.

Policia e Kosovës u angazhuan që të merrnin të gjitha informacionet e nevojshme, në mënyrë që të arrihet deri tek zbardhja e rastit.

Pamje nga vendi i ngjarjes pas të shtënave:

Go to TOP