Superliga A, meshkujt: Drita e fortë për Skënderbeun

Drita ka mposhtur Skënderbeun, në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës A, meshkujt, të dielën mbrëma.

Djelmoshat “Intelektualë” triumfuan me rezultat bindës, 3-0 në sete.

Ishte një paraqitje dominuese nga gjilanasit, të cilët patën punë paksa më të vështirë në setin e parë, i cili u mbyll me rezultat të ngushtë 25-23.

Mirëpo, në dy setet e tjera, djelmoshat e Idriz Berishës ishin edhe më bindës, duke fituar 25-16 dhe 25-19.

Javën e kaluar, Drita ishte mposhtur nga G. E Theranda me rezultat 3-2, ndërsa Skënderbeu kishte triumfuar 3-2 si nikoqir i Ferizajt. /Kosova.info/

Go to TOP