Fatih Karabaxhaku dhe Shega Hashani fitues të turneut TOP 8 për U19

Në ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u zhvillua një ndër garat më të forta të vitit, turneu TOP 8 për U19 për kategorinë e meshkujve dhe femrave. Ndeshjet u zhvilluan në kushte të mira organizative dhe në një atmosferë sportive.

Në kategorinë e meshkujve Fatih Karabaxhaku ishte i pakontestueshëm, ku arriti t’ fitoj të gjitha ndeshjet (7 fitore) dhe të dëshmoj edhe sot superioritetin e tij dhe të shpallet kampion i këtij turneu. Në vendin e dytë doli Blend Hajdari i cili përveç humbjes nga bashkëlojtari i tij Fatih, ndeshjet tjera i fitoi të gjitha, dhe në vendin e tretë u radhit Arti Karabaxhaku i cili tregoi performacë shumë të mirë dhe premtuese për të ardhmen.

Në kategorinë e femrave gara ishte më e baraspeshuar dhe më interesant pasi që vendet e para nuk mund të diheshin deri sa u zhvillua edhe ndeshja e fundit në mes të Shega Hashanit dhe Lenë Osmanit e cila edhe e përcaktoi kampionen e këtij turneu, ku Shega arriti ta fitoj këtë ndeshje me rezultat bindës 3-0, por që në fund vendosën vetëm setat e fituara në ndeshjet tjera pasi tri vendet e para kishin fitore të barabarta (nga 6 fitore dhe 1 humbje). Në vendin e dytë mbeti Lenë Osmani si dhe në vendin e tretë Leoresa Imeri.

Radhitja përfundimtare: 

Meshkujt

1.Fatih Karabaxhaku – Kpp Lidhja e Prizrenit

2.Blend Hajdari – Kpp Lidhja e Prizrenit

3.Arti Karabaxhaku – Kpp Shkolla Prizreni

4.Adriatik Maloku – Kpp Gani Maloku

5.Erjon Reka – Kpp Ahmet Hoxha MK

6.Sylejman Çerkini – Kpp Gani Maloku

7.Anes Behluli – Kpp Ahmet Hoxha

8.Rilind Gashi – Kpp Hasan Prishtina 

Femrat

1.Shega Hashani – Kpp Ahmet Hoxha F

2.Lenë Osmani – Kpp Artana

3.Leoresa Imeri – Kpp Vushtrria F

4.Taibe Ruli – Kpp Lidhja e Prizrenit F

5.Anila Hyseni – Kpp Gani Maloku

6.Elsa Behluli – Kpp Ahmet Hoxha MK

7.Maxhire Sojeva – Kpp Ahmet Hoxha MK

8.Jona Hashani – Kpp Ahmet Hoxha F /Kosova.info/

Go to TOP