Portieri çek e ‘grushton’ Ronaldon, por pavarësisht gjakosjes ai e vazhdon ndeshjen 

Cristiano Ronaldo mbeti i trullosur dhe me hundë të gjakosur pas një përplasjeje gjatë ndeshjes së Portugalisë me Republikën Çeke të shtunën.

Sulmuesit veteran i është dhënë kujdesi mjekësor pas incidentit.

Ronaldo në tentim për të goditur topin, portieri çek, Tomas Vaclik, e godet aksidentalisht duke u munduar ta kap topin.

Ekipi mjekësor më pas e dërgoi sulmuesin legjendar në anën tjetër të fushës për të pastruar plagën, pasi lojtarët nuk mund të luajnë me fanellën e njollosur me gjak.

Ronado më pas vazhdoi ndeshjen pa problem.

Go to TOP