Abbott për përballjen Kosovë-Irlandë e Veriut: Ndeshje e madhe, më e mirë me miqtë nga Kosova

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, e konsideron si ndeshje të madhe përballjen e sotme të Kosovës me Irlandën e Veriut.

Abbott thotë se ndeshja bëhet edhe më e mirë kur e sheh me miqtë nga Kosova, teksa ka publikuar fotografi nga stadiumi me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çekun.

“Një ndeshje e madhe, e bërë më e mirë duke e parë me miq nga Kosova” ka shkruar Abbott në Twitter.

Kujtojmë se kjo ndeshje u përmbyll me rezultat 2-1 në favor të Irlandës së Veriut.

Go to TOP