Ronaldo: Ambicia ime është e madhe, dua të luaj në EURO 2024

Pavarësisht vështirësive të kohëve të fundit, Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të heqë dorë nga të luajturit. Këtë e ka konfirmuar vetë sulmuesi portugez, duke thënë se ndonëse është moshën 37-vjeçare synon të vazhdojë karrierën të paktën deri në Euro 2024.

Më tej sulmuesi theksoi se dëshiron që të luajë edhe në Europianin 2024.

“Dua të jem i pranishëm në Kampionatin Botëror 2022 dhe në Kampionatin Europian 2024. Ndihem shumë i motivuar. Ambicia ime është e madhe”-shtoi ai.

Go to TOP