Fatihu i artë në turneun ndërkombëtarë “Zegin Open 2022”

Fatih Karabaxhaku sportisti i klubit të pingpongut “Lidhja e Prizrenit” nga Prizreni, njëherësh sportist standard i përfaqësueses së Kosovës, sot kishte një ndër paraqitjet më kulminante.

Ai rrëmbeu titullin e Kampionit U-19 në turneun ndërkombëtarë “Zegin Open 2022” të mbajtur sot në Berovo të Maqedonisë Veriore, ku po marrin pjesë sportistë nga gjashtë shtete të Ballkanit. /Kosova.info/

Go to TOP