Kurti vazhdon të insistojë që ka rritje ekonomike, këtë ia thotë edhe ministres së Mbrojtjes së Zvicrës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim ministren e Mbrojtjes së Zvicrës, Viola Ahmerd.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media, teksa ia ka përmendur edhe zhvillimin e pretenduar ekonomik në Kosovë.
“Duke theksuar që Kosova është tregim suksesi i zhvillimit demokratik, ai e njoftoi Ministren Amherd me progresin ekonomik dhe demokratik të vendit tonë”, thuhet në komunikatë.
Ministrja Amherd ka potencuar “gatishmërinë e Zvicrës për të ndihmuar e asistuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për rritje të mëtejme të indikatorëve pozitivë ekonomik”.
Siç vijon komunikata, në takim është diskutuar edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, si dhe sigurinë në vend.
