Intervenoi Qendra, Ramadan Beshirit nuk i “lejohet” kandidatura për kryetar të VV-së Mitrovicë

Duket se gara brenda degës së VV-së në Mitrovicë, nuk po mbetet vetëm brenda kësaj strukture.

Burime të besueshme të “Jepi zë” në VV, i kanë thënë gazetës se kandidatura e Ramadan Beshirit nuk ka marrë “aminin” nga lartë dhe pritet të largohet nga gara.
“Doni” ende nuk ka reaguar, pasi asgjë nuk ka zyrtare. Mirëpo, gazeta mëson se Qendra po planifikon t’i eliminojë kundërshtarët e Armend Mujës.

Përgatitjet dhe puna e Ramadan Beshirit në teren, sipas një zyrtari në VV, ka frikësuar qendrën në Prishtinë se mund ta rrëzonte Armend Mujën, i cili ka humbur popullaritetin dhe përkrahjen në qytetin e lindjes.

Gjithmonë sipas këtij zyrtari, përkrahja nga lagjja Tavnik dhe popullariteti që po e fitonte “Doni”, ka bërë që mekanizmat nga Prishtina të ndërhyjnë në procesin zgjdhor në Mitrovicë.

Ende nuk dihet zyrtarisht se si do të vazhdojë gara, pasi jozyrtarisht është thënë se është larguar edhe Basri Brahimi, ndërsa Armend Begu ende nuk e ka të qartë fatin.

Deri në ditën e zyrtarizimit mbetet të shihet se me kënd do ta vazhdoj garen Armend Muja, apo do të mbetet i vetëm.

Go to TOP