Drita fiton thellë ndaj Llapit

Drita ka shënuar fitore të thellë ndaj Llapit në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilanasit të shtunën në stadiumin me bar sintetik, shënuan fitore me rezultatin 4:0.

Golat për Dritën u shënuan nga Besnik Krasniqi, që realizoi dy herë nga penalltia në minutën e 10-të dhe të 26-të.

Për epërsinë 3:0 në pjesën e parë u përkujdes Almir Ajzeraj që depërtoi nga e majta dhe e konkretizoi në gol aksionin individual në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 57-të, gol për Dritën shënoi edhe sulmuesi Marko Simonovski.

Në katër ndeshjet e para të luajtura, Drita ka arkëtuar tetë pikë.

Llapi që pësoi disfatën e dytë të sezonit, mbetet në kuotën e pesë pikëve.

Në xhiron e gjashtë, Drita luan në udhëtim te kampioni i Kosovës, Ballkani, kurse Llapi sërish mysafir, ballafaqohet me Ferizajn.

Go to TOP