Kryeministrja finlandeze ka një urim të veçantë për Ditën Kombëtare të Ukrainës

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin,  ka uruar Ukrainën në rastin e 31 vjetorit të pavarësisë kombëtare.

“Urimet tona të përzemërta për Ukrainën dhe ukrainasit heroikë për ditën tuaj kombëtare. Ju jeni të guximshëm dhe të paepur. Ne qëndrojmë me ju. Ne nuk do të shikojmë larg. Nuk do ta harrojmë Ukrainën dhe popullin e saj. Slava Ukraina”, ka shkruar ajo në Twitter.

E presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se gjatë kësaj dite mund të ketë sulme të reja ruse.

Sot bëhen gjashtë muaj që kur nisi pushtimi rus i Ukrainës.

Go to TOP