Ministria e Mbrojtjes jep njoftim zyrtar: Shtetasit me pasaportë ruse dhe ukrainase, tentuan të hyjnë në uzinë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh.

Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë.

Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Gjëndja shëndetesore e dy ushtarakëve shqiptare është e stabilizuar.

Go to TOP