Eurodeputeti austriak reagon pasi Brukseli i referohet Kurtit si “lider i opozitës”

Brukseli në një shkrim njoftonte për transmetimin e takimeve në mes të Kurtit me Borell dhe Lajcak dhe për takimin trepalësh edhe me Vuçiqin, i është referuar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, si lider i opozitës.
Një huqje e këtillë ka marrë vëmendjen edhe të eurodeputetit austriak, Lukas Mandl, duke kërkuar sqarim nga diplomatët e BE-së.

“Ndoshta mund të kërkoj një sqarim për çështjen që gazetarja ka ngritur”, ka shkruar Mandl në postimin e gazetares austriake Franziska Tschinderle, duke iu drejtuar Von Der Leyen-it, Birellit, Varhelyit dhe Miroslav Lajçak.

Go to TOP