Lideri i opozitës ruse: Perëndimi të vendosë më shumë sanksione mbi oligarkët rusë
Lideri i opozitës ruse Alexey Navalny i ka bërë thirrje perëndimit që të vendosë më shumë sanksione ndaj oligarkëve rusë.
“Të mos harrojmë: sanksionet janë të nevojshme për të detyruar agresorin të ndalojë luftën. Për të bërë presion mbi të. Dhe këtu ka zgjidhje komplekse si embargoja e naftës dhe gazit”, ka shkruar ai.
Navalny po mbahet në burg i akuzuar nga Kremlini për mashtrim. Atij i është shqiptuar një dënim nëntë vjeçar, por vëzhguesit thonë se burgimi i tij ishte i motivuar politikisht.
“Ata nuk kërkojnë asgjë përveç vullnetit politik”, ka shkruar ai.
Perëndimi e ka kritikuar Kremlinin për mënyrën sesi sillet me opozitën.

