Sarrazin takohet me Escobarin në Washington, thotë se “do të shihen së shpejti”
Emisari i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Emanuel Sarrazin, është takuar në Washington me emisarin special të SHBA-së për rajonin, Gabriel Escobar.
Një gjë të tillë e ka njoftuar Escobar me anë të një postimi në ‘Twitter’, teksa ka thënë se bashkë me BE-në, do t’i sigurojë rajonit rrugën drejt unionit europian.
“I kënaqur që vizitova Emisarin Special Escobar në Washington. Gjermania dhe SHBA kanë interes të përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Bashkë me partnerët tanë, BE-në, do të sigurojëm rrugën e rajonit drejt BE-së”, ka shkruar Sarrazin.
Ai ka paralajmëruar një takim së shpejti me Escobar, duke përfunduar postimin “shihemi së shpejti!”.


