VIDEO/ ‘Çmendet’ moti në Itali/ Goditet nga një stuhi e frikshme, rrugët kthehen në ‘lumenj’ mbeturinash

Një stuhi e fortë ka goditur ditën e sotme Irpininë, duke shkaktuar një përmbytje të shpejtë në qytetin Monteforte Irpino.

Siç shihet edhe në video rrjedha e fuqishme tërhoqi baltën dhe mbeturinat në drejtim të rrymës dhe rrugët e qytetit u shndërruan në lumenj dhe morën para disa makina dhe objekte të ndryshme.

Kryebashkiaku Costantino Giordano u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos dalin nga shtëpia.

“Situata është jashtëzakonisht delikate në të gjithë pjesën e sipërme të Montefortes”- shkruan kryebashkiaku në një postim në Facebook.

Go to TOP