“Shoferi fluturoi nga xhami”, detaje tronditëse zbardhen nga aksidenti tragjik me 12 viktima: Ishte si film horror
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me tragjedinë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Kroaci.
Një zjarrfikës, i cili ishte ndër të parët që shkoi në vendngjarje ka treguar për mediat momentet e para të ngjarjes së rëndë. Ivan, Ivan?, komandanti i DVD Brezni?ki Hum, ekipi i të cilit me katër zjarrfikës dhe katër automjete ishte ndër të parët në vendi i aksidentit tha: Siç është raportuar edhe më herët të paktën 12 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur. Dyshimet e para në lidhje me këtë ngjarje të rëndë është që shoferin mund ta ketë zënë gjumi.

