Goditet nga kamioni, vdes një person në Bogë të Pejës
Një person në fshatin Bogë të Rugovës në Pejë është goditur për vdekje nga kamioni.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.
Ata kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:50.
“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fsahtin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, tani me fatalitet më vonë. Një person është goditur nga një kamion, i cili ka pësuar lëndime trupore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është i cilësuar si “Aksident me fatalitet”, kanë thënë nga Policia.
