Pushuesit në Lezhë i shpëtojnë jetën vajzës nga Kosova

Një vajzë nga Kosova rrezikoi të mbytet, por ishte me fat se aty u ndodhën disa pushues të cilët e shpëtuan.

Ngjarja ndodhi në plazhin e Kunesë, Lezhë.

Sipas dëshmitarëve, vajza po mbytej kur disa prej tyre vrapuan dhe e nxorën në breg.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, mësohet se 30-vjeçarja është dërguar me urgjencë me ambulancën e plazhit në spitalin e Lezhës dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor.

Pushuesit kanë deklaruar se 30-vjeçarja nga Kosova ka pësuar disa dëmtime fizike.

Go to TOP