Kllokot: Nënkryetari sulmon kryetarin

Sot rreth orës 09:30 në hapësirën e Komunës së Kllokotit, te kabineti – kryetari i Komunës së Kllokotit, Vladan Bogdanovic është sulmuar, kërcënuar nga ish-kryetari i Komunës së Kllokotit Bozhidar Dejanovic, vëllai i tij Zharko Dejanovic dhe tre të tjerë.

Lajmin për Kosova.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se, një kanosje ka ndodhur në mes nënkryetarit të komunës dhe kryetarit.

“Rasti është lajmëruar në polici dhe nga prokurori edhe është në procedurë të rregullt”, tha Hashani. /Kosova.info/

Go to TOP