Djali i Fatmir Limajt thotë se ai dhe babai i tij janë të gatshëm ta japin jetën për Kosovën

Durim Limaj, djali i kryetarit të Nisma-s Socialdemokrat Fatmir Limaj, ka reaguar pas zhvillimeve të mbrëmshme në veriun e vendit.

Ai tha se sa herë që Kosova ka nevojë, ai dhe babai i tij do të jenë të gatshëm ta japin jetën.

“Sa herë ka nevojë ky vend, gjithmonë të gatshëm për të dhënë jetën për të, gjeneratë pas gjenerate”, tha ai.

Kujtojmë se babai i tij Fatmir Limaj, ka qenë epror i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Go to TOP