E konfirmon Klopp: Alisson mungon në ndeshjen e Comunity Shield kundër Man City

Jurgen Klopp e ka konfirmuar mungesën e Alisson Beckerit për ndeshjen ndaj Manchester Cityt që luhet për trofeun e Comunity Shield.
Portieri pësoi një lëndim në abdomen dhe nuk u angazhua në parasezon që prej humbjes ndaj Manchester United.

Braziliani iu është kthyer stërvitjeve, por ndeshja e së shtunës është shumë herët për të.

29-vjeçari do të synojë që të jetë gati për ndeshjen e parë në sezonin e ri të Premier League që fillon pas tetë ditësh.

Go to TOP