Djali i mbijeton sulmit rus me 40% të trupit të djegur
Romani, shtatëvjeçar, është njëri ndër dhjetëra viktimat e sulmit të Rusisë ndaj qytetit qendror ukrainas Vinicija, më 14 korrik.
Koka, krahët dhe këmbët e tij u lënduan rëndë nga djegiet si pasojë e një sulmi rus me raketa.
Nëna e tij vdiq nga shpërthimi dhe u identifikua disa ditë më vonë, vetëm në saje të një testi ADN-je.
Romani është transferuar në një spital në Gjermani, për trajtim special.
