Hajnat në një shtëpi në Ferizaj, vidhen sasi ari e gjashtë orë dore
Një qytetar në Ferizaj ka raportuar se derisa nuk ndodhej në shtëpi, persona të panjohur pasi kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, kanë vjedhur një sasi ari, gjashtë orë dore dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Josep Diogarti” në Ferizaj.
