Tre të vdekur dhe afro 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tri vdekje nga COVID-19.

Derisa kanë rezultuar pozitivë 978 qytetarë me koronavirus.

Ndërsa numri i rasteve aktive është 9,300.

Deri më tani në Kosovë janë administruar 1 milion e 833 mijë e 534 njerëz, ku dozën e parë e kanë marrë 903 mijë e 817 njerëz, dozën e dytë 824 mijë e 110 ndërsa atë përforcuese 104 mijë e 336 njerëz.

Go to TOP