“Kina pushton Rusinë”: Vizatimori kundër luftës bën bujë
Vizatimori i popullarizuar në gjuhën ruse, “Masyanya”, po përjeton rritje të shikueshmërisë në YouTube, pas një episodi të ri, në të cilin Kina e pushton Rusinë, për ta shpëtuar atë nga fashizmi.
Rusia e ka përdorur të njëjtin pretekst të pabazë për të nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.
Krijuesi i vizatimorit, artisti ruso-izraelit, Oleg Kuvaev, thotë se episodi ka në shënjestër rusët, të cilët e mbështesin luftën në Ukrainë.
