Martin Berishaj po e lë në hije skandalin e vet, Veton Surroi mysafir në zyrën e tij

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është duke e larguar vëmendjen nga skandali i tij ku raportohej se “i kishte pranuar 600 mijë euro nga një kompani serbe”.

Ishte kërkuar dorëheqja ose shkarkimi i Berishajt nga pozita e ambasadorit në Zagreb. Por asnjëra as tjetra s’kanë ndodhur. Vazhdon të jetë ambasador përkundër dyshimeve të forta të ngritura në drejtim të tij.

E ai të martën është takuar me publicistin Veton Surroi, në takim i pranishëm ka qenë edhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq.

Për takimin ka njoftuar vetë ambasada e Kosovës në Kroaci.

E qëllimi i takimit të Surroi ishte fushata për kandidaturën e tij në pozitën e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Go to TOP