Çelësambajtësi kujdeset për shtëpitë e braktisura në Irpin
Mes rrënojave, në Irpin, afër kryeqytetit ukrainas, Kiev, qindra shtëpi e banesa vazhdojnë të jenë të braktisura, ndonëse kanë kaluar tre muaj prej kur trupat ruse janë zmbrapsur.
Yevhen Yelpitiforov kujdeset për shtëpitë e njerëzve, duke ujitur lulet e tyre dhe duke larguar ushqimet e kalbura nga frigoriferët e tyre.
Ai po ashtu pastron xhamat e thyer – dhe, tërë këtë punë e bën falas.
