Hapet aplikimi për studentë në UP, interesim i vogël në ditën e parë
Është hapur aplikimi për tu bërë studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Në afatin e parë është planifikuar të pranohen afro 5,500 studentë, njofton Klan Kosova.
Të martën nuk u pa të ketë fluks në fakultete, derisa nga dekanët kjo u arsyetua me procedurat e lehtësuara për aplikim, dhe nuk u konsiderua si rënie e interesimit.
