‘E paske bërë edhe ti hundën?’/ Rina Balaj i kthehet keq ndjekësit: Edhe nëset
Rina Balaj është tashmë një emër i njohur për publikun shqiptar. Reperja është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan pothuajse çdo gjë me fansat që e mbështesin.
Por ashtu si për çdo personazh tjetër publik, reperja merr edhe komente negative apo kritika, të cilave nuk ngurron t’iu përgjigjet.

Një ndjekës në rrjetin social TikTok e ka pyetur Rinën nëse ka bërë ndërhyrje në fytyrën e saj, konkretisht në hundë, dhe reperja i është përgjigjur përmes një videoje.
“Jo se kam bërë por edhe nëse e bëj çfarë?”- shprehet Rina gjatë videos, ku duket e nervozuar nga pyetja e ndjekësit.
Rina Balaj ka treguar përmes postimeve të saj se nuk ka komplekse sa i përket pamjes së saj. Në internet u bë virale një video e këngëtares gjatë një transformimi tek grimieria e saj. Në video shfaqet i gjithë procesi i bërjes së make up-it te Rina, ku në një fragment duket autorja e hitit “Rosita” pa pikë grimi.

