Matja e opinionit publik: 38% e qytetarëve mendojnë se Kosova po ec në rrugën e duhur
38% e të anketuarve, në matjet e fundit të opinionit publik, besojnë se Kosova është duke ecur në drejtim të duhur.
36.60%, apo 1.4% më pak, janë përgjigjur negativisht në pyetjen “Ju lutem na thoni a është Kosova duke ecur në drejtim të duhur?”.
17% e 1050 respodentëve nuk janë të sigurt nëse përgjigjja është “po” ose “jo”, derisa 8.3% kanë thënë se nuk e dinë ose refuzojnë të përgjigjen.
