Fabio Carvalho prezantohet te Liverpooli

Fabio Carvalho, zyrtarisht është prezantuar tek Liverpool.

Carvalho u bashkua me ” The Reds” pas një sezoni 2021-22, gjatë së cilës ai ishte një figurë kyçe në promovimin e Fulhamit përsëri në elitën e futbollit anglez.

Ai kontribuoi me 10 gola dhe tetë asistime teksa Cottagers fituan titullin e kampionatit sezonin e kaluar.

19-vjeçari bashkohet me Darwin Nunez dhe Calvin Ramsay për të forcuar skuadrën e Jürgen Klopp këtë verë.

Talenti do ta bartë numrin 28.

Go to TOP