Juventus së shpejti do të zyrtarizojë marrëveshjen me Pogban dhe Di Marian
Juventus javën e ardhshme do të zyrtarizojë dy futbollistë të njohur.
Bëhet fjalë për Paul Pogba dhe Angel Di Maria.
Kjo u bë e ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Romano tha se me Pogban marrëveshja veç është arritur ndërsa për Di Marian kanë mbetur vetëm edhe detajet e kontratës.
Ish-futbollistët e Manchester United dhe Paris Saint Germain, janë kërkuar nga trajneri Massimiliano Allegri.

