Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare
Xhudistja Loriana Kuka i ka siguruar Kosovës medaljen e tretë të artë në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.
Loriana në finale triumfoi ndaj francezes Chloe Buttigieg, në kategorinë deri në -78 kilogramë.
Ndryshe, kjo është medalja e gjashtë që është siguruar nga sportistët kosovarë në Lojërat Mesdhetare.
