Valmir Veliu transferohet në elitën e futbollit turk tek skuadra Gaziantep
Sulmuesi i talentuar nga Kosova, Valmir Veliu, ka bërë hapin e madh në karrierë.
Talenti llapjan është larguar nga Llapi për ta vazhduar karrierën në elitën e futbollit turk.
Është skuadra turke Gaziantep që ka fituar garën për sulmuesi e Përfaqësueses U21 të Kosovës.

Megjithatë në zyrtarizimin e tij, Gaziantep nuk ka dhënë detaje për shumën e transferimit.
Kontrata e Veliut me skuadrën turke është nënshkruar për tri vite.
⚡️ GAZİANTEP'E HOŞ GELDİN VALMIR VELIU! #GaziantepKazanacak pic.twitter.com/O1zWuQMpsS
— Gaziantep FK (@GaziantepFK) June 26, 2022
✈️ #ComingSoon ⚡️ pic.twitter.com/Da0lF5D5mR
— Gaziantep FK (@GaziantepFK) June 26, 2022
