Arrestohet çifti kosovar në Itali, planifikoi sulm terrorist

Një burrë dhe gruaja tij, që të dy me origjinë kosovare po planifikonin një sulm terrorist në Itali.

Por, plani i çiftit mbeti vetëm tentativë, pasi të dy u arrestuan  nga karabinierët e Ros dhe Gisit, pas një urdhërese nga Prokuroria Publike e Trentos, vend ky ku po planifikohej të ndodhte sulmi, njofton Klan Kosova.

Prangosja e tyre ndodhi, më 15 qershor, ndërsa tri ditë më vonë për burrin u urdhërua arrest shtëpiak.

Kurse gjatë kontrolleve karabinierët sekuestruan pajisje kompjuterike dhe produkte kimike të cilat shërbenin për prodhimin e mjeteve shpërthyese, të cilat u dorëzuan në Grupin e Hetimeve Shkencore për hetime teknike, shkruajnë mediat italiane.

https://youtu.be/OIlT6FdjWrI
Go to TOP