Akrobacionet me motoçikleta vijnë në Kosovë

Formati i shfaqjes së akrobacioneve me motoçikleta kross ,që njihet ndryshe si “Redbull FMX Jam” do të zbarkojë në vendin tonë.

Për herë të parë në Kosovë, do të vijnë,motoçiklistët e njohur si Jimmy Jimbo Verburgh, Radek Bilek, Gilles Dejong dhe Mick Van Dijck, për të performuar në Prishtinë.Ky ekip funksionon në nivel botëror në të gjithë kontinentet, duke filluar nga disa metropole si Nju Delhi, Taiwani, Lima, Athina, Berlini. Vizioni i kësaj ngjarje është promovimi dhe avansimi i komunitetit global të motoçiklistëve, si dhe sjellja e sportisteve ndërkombëtare në vendin tonë.

Ekipi që bënë akrobacione me motocikleta, në Prishtinë do të performojë me datë 26 qershor në Prishtinë, në Sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 12:00.

Këtë ngjarje e ke përkrahur edhe Komuna e Prishtinës si dhe Federata e Motoçiklistëve të Kosovës.

Go to TOP